Rizvanolli: Mjetet e parapara për import të rrymës u shpenzuan për dy muaj

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se situata energjetike në Kosovë gjatë tri ditëve të ardhshme pritet të rëndohet.
Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ministrja ka thënë se një bllok i termocentralit “Kosova B”, ka dalë jashtë funksionit.
“Sot është dashur që një bllok i ‘Kosova B’ të ndalet për 36 orë për një riparim. Kështu që tri ditët e ardhshme, situata energjetike pritet të jetë edhe më e rënduar”, ka thënë ministrja.
Sipas saj, edhe pse është provuar vënia në funksion të tri blloqet e “Kosova A”, ka qenë e pamundur mbajtja në punë.
Tutje, Rizvanolli ka shtuar mjetet e parapara për import të rrymës për tërë vitin janë shpenzuar për vetëm dy muaj.
“12 milionë euro ishin paraparë për t’u shpenzuar gjatë tërë vitin për importimin e energjisë elektrike, por këto mjete janë shpenzuar vetëm në dy muaj”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button