Parlamenti i Shqipërisë me 60 figura të reja

 

Rezultati i 25 prillit do të çojë në parlamentin e Shqipërisë 60 emra të cilët për herë të parë do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca e parë në shtator do të çelet nga njëra prej tyre, e cila vjen nga PS, 79-vjeçarja Luljeta Bozo, ndërsa PD ka deputeten më të re në moshë, 22 vjeçaren Andia Ulliri.

Ndërsa parlamenti i vjetër deri në korrik do të merret me procedurat për herë të dytë me nismën e PS për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, 60 figura të reja të dala nga zgjedhjet e 25 prillit po bëhen gati për t’u ulur për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Të rinj dhe të moshuar i janë bashkuar partive për t’u bërë pjesë e politikës dhe për të patur në dorë kartonin që vendos për ligjet e vendit tonë.

22-vjeçarja Andia Ulliri nga listat e PD do të jetë deputetja më re e Parlamentit, ndërsa më e vjetra 79-vjeçarja Luljeta Bozo nga lista e PS, e cila edhe pse ulet për herë të parë në Kuvend, i takon të çelë seancën e parë plenare./oranews

Back to top button