Parlamenti ukrainas ndalon simbolet e luftës së Rusisë

Parlamenti ukrainas ka miratuar një projektligj që ndalon simbolet e pushtimit rus, duke përfshirë ato që përmbajnë shkronjat Z dhe V, informoi deputeti Yaroslav Zheleznyak në Telegram.
Zheleznyak vuri në dukje se dokumenti përfshinte propozimet e Presidentit Zelensky, të cilat ai i ka paraqitur kur ka vënë veton ndaj projektligjit të mëparshëm të miratuar më 14 prill.
Versioni i ri i ligjit zgjeron gamën e rasteve kur lejohet ekspozimi i simboleve, përkatësisht në muze, biblioteka, vepra shkencore, tekste shkollore e kështu me radhë, shkruan BBC.
Projektligji i ri, megjithatë, ndalon krijimin e OJQ-ve që përdorin simbolet ruse të luftës dhe aktivitetet e të cilave kanë për qëllim përhapjen e propagandës së luftës dhe minimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Shkronjat “Z” dhe “V”, të cilat nuk ekzistojnë në alfabetin rus, janë përdorur gjerësisht për të simbolizuar mbështetjen për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ato përdoren për të shënuar automjetet ushtarake ruse në fushën e betejës./21Media

Back to top button