Partia Turke e Kosovës: Lirimi i Haradinajt, fitore e Kosovës

Sipas Partisë Turke në Kosovë, lirimi i Haradinajt është fitore e drejtësisë dhe Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka uruar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn me rastin e lirimit nga autoritetet franceze nga akuzat e Serbisë.

“Partia Demokratike Turke e Kosovës përshëndet dhe mirëpret vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e kryetarit të AAK-së, ish kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj. Mendojmë se ky vedim është fitore e drejtësisë, fitore e Kosovës dhe një fitore e re e z. Haradinaj”, bëhet e ditur në urimin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës.

Sot gjykata në Colmar të Francës vendosi që ta lirojë ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj. Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij vitit nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë./21Media

 

Back to top button