Zaev: Shumica parlamentare do ta zgjedhë kryetarin e parlamentit kudoqoftë

Zaevi u ka thënë deputetëve të VMRO-DPMNE -së që shumica i lutë që të ndalojnë me shkeljen e Rregullores së Kuvendit

Nëse vazhdon bllokada nga ana e VMRO-DPMNE-së duke e thyer Kushtetutën dhe Rregulloren, ne do ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit kudoqoftë, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai ka kërkuar nga Trajko Veljanoski që të vendosë në votim propozimin e LSDM-së për të kaluar te pika e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë.

Zaevi u ka thënë deputetëve të VMRO-DPMNE -së që shumica i lutë që të ndalojnë me shkeljen e Rregullores së Kuvendit.

”Kryetari i Kuvendit do të zgjidhet në këtë sallë, në sallë tjetër, në shkallë, në amfiteatër të Fakultetit Juridik, në ASHAM”, shtoi Zaev ./21Media

Back to top button