Partitë politike gjobitën me mbi 43 mijë euro

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-i) ka shqiptuar gjoba për partitë politike në total në shumën prej 43,700.00 euro. Sipas një njoftimi të PZAP-it, AAK-së i është shqiptuar gjoba në shumë prej 22,700.00 euro, NISMA Socialdemokrate është dënuar me në 20,000.00 euro dhe PDK-ja me 1,000.00 euro.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike: Përdorimi i gjuhës së urrejtjes, mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim, shkelja e Kodit te Mirësjelljes, vendosja e billbordeve në hapësirat e subjekteve tjera politike, vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve, vendosja e shiritave të kuq në rrugë, largim nga lista e votuesit, vendosja e posterëve në shtylla elektrike, vendosja e posterave në objekte publike.

Këto ankesa në PZAP i kanë paraqitur: Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.
Lëvizja Vetëvendosje! Ka paraqitur dy  ankesa, një kundër PDK, dhe një kundër AAK,

Lidhja Demokratike ka paraqitur një  ankese kundër AAK,

Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri  ankesa kundër AAK, një ankesë kundër PDK, një  ankesë kundër LDK, një  ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një  ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic dhe,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec,

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.

Këto nuk janë gjobatë e para gjatë kësaj fushatë për zgjedhjet 2021, ditë më parë nga PZAP janë shqiptuar gjoba në shumë prej 16,700.00 euro./21Media

Back to top button