PZAP dënon me 16 mijë e 700 euro këto parti politike

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me ankesat e paraqitura në PZAP , që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës të 14 shkurtit 2021.

PZAP- i ka Pranuar të bazuara 6 ankesa ndërsa 2 ankesa i ka refuzuar të pabazuara:

AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 10,700.00 euro,
LDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000.00 euro,
PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000.00 euro,

Gjithsejtë janë shqiptuar gjoba në shumë prej 16,7000.00 euro.

Në njoftimin e PZAP thuhet se natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

1. Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore
2. Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike
3. Përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës
4. Vendosja e posterave ne rruge publike./21Media

Njoftim lidhur me ankesat e vendosura që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të…

Posted by Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa on Monday, 8 February 2021

Back to top button