Partizani e mposht Kukësin, Erzeni e pëson nga Laçi

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Shqipërisë, të cilat ishin të vlefshme për xhiron e 14 të edicionit aktual.
Skuadra e Partizanit është rikthyer në pozitën e liderit të tabelës, pasi që e mposhti Kukësin me rezultat të ngushtë 2:1.
Golat për Partizanin i shënuan Eneo Bitri (minuta e 25’) dhe Xhuliano Skuka (minuta e 30’), kurse golin e nderit për Kukësin e shënoi Edi Basa nga penalltia në minutën e 70’.
Me pikët e reja, Partizani ngjitet në krye të tabelës me 26 pikë, krahas Kukësit që zë vendin e tetë me 12 pikë të arkëtuara.
Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja mes Laçit dhe Erzenit, ku nikoqirët arritën të arkëtojnë pikët e plota.
Ndeshjen e fitoi Laçi me rezultat minimal 1:0, ku golin e vetëm e shënoi Serxho Ujka nga pika e bardhë në minutën e 45+4 shtesë.
Me pikët e reja, Laçi zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e 20 pikëve, tani vetëm një më pak se kundërshtari i sotëm Erzeni, që renditet në vendin e katërt me 21 pikë.
Rezultatet finale:
Laçi 1:0 Erzeni
Partizani 2:1 Kukësi.

Back to top button