Pas 10-15 vjetëve në Turqi do të dalin në rrugë makina fluturuese

 

 

 

Cezeri mban emrin makina e parë fluturuese indigjene e Turqisë, e cila është testuar me sukses në Stamboll.

Kompania Baykar, prodhues i makinës fluturuese, njoftoi se Cezeri i projektuar dhe i prodhuar nga inxhinierë turq u ngrit në 10 metra në testet prototip të fluturimit.

Ne do të prodhojmë prototipa më të përparuar në procesin e ardhshëm dhe do të kryejmë fluturime me njeri (në bord)”, tha Selçuk Bayraktar, shef i teknologjisë në kompani.

Bayraktar shtoi se do të nevojiten rreth 10-15 vjet që Cezeri të dalë në rrugë dhe rreth 3-4 vite për t’u përdorur për qëllime rekreative, si motoçikletat me katër rrota në zonat rurale.

Back to top button