Pas 9 muajsh e mbyllur, rihapet Kulla e Eiffelit

 
Kulla e Eiffelit në Paris, do të rihapet të premtën, pas nëntë muajsh e mbyllur si shkak i pandemisë, që shënoi mbylljen e saj për kohën më të gjatë që nga Lufta e dytë Botërore.
Kapaciteti ditor mendohet se do të jetë 13.000 njerëz, gjysma e numrit normal, në mënyrë që të respektohen masat kundër Covid-19.
Që nga e mërkura e javës së ardhshme, vizitorët do të duhet të tregojnë një dëshmi se janë vaksinuar apo se kanë rezultuar negativ nga testimi i fundit.
“Pas një kontrollimi të fundit nga stafi, kulla është gati për rihapje”, bëhet e ditur nga autoritetët./21Media

Back to top button