Kurti nga Greqia në Francë, për premierën “Pa vend”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Greqia ka udhëtuar për në Francë për të marrë pjesë në Festivalin e filmit të Kanës.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti sot gjatë seancës së Kuvendit tha se ky udhëtim i kryeministrit është jozyrtar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se Kurti ka udhëtuar për në Francë, ku ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend” që u dha sot në Festivalin e filmit të Kanës.
“Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka thënë ai./21Media

Back to top button