Kaloni te përmbajtja kryesore

Pas aksidentit, Tatlises e mbajti premtimin shkoi në koncert dhe interpretoi në një karrocë me rrota

Këngëtari turk, Ibrahim Tatlises i cili dje pësoi një aksident trafiku nga i cili u lëndua në këmbë, pavarësisht gjendjes së tij ai nuk anuloi koncertin dhe performoi në një karrocë me rrota .

İbrahim Tatlıses, i cili u pa mjaft gazmor, nga njëra anë këndoi këngë dhe nga ana tjetër u tregoi fansave për aksidentin që ka përjetuar.
Tatlıses, i cili gjithashtu ka momente emocionale herë pas here në skenë, u kërkoi falje fansave të tij që iu desh të shtrinte këmbët drejt publikut gjatë koncertit që dha nga vendi i tij. Në koncert ishte i pranishëm ishin edhe fëmijët e Tatlıses, Dilan dhe İdo, të cilët nuk janë larguar për asnjë moment nga krahu i të atit.

Teksa udhëtonte në rrugën e Bodrum Yalıkavak në mëngjesin e djeshëm, automjeti i Ibrahim Tatlises u përplas me një kamion dhe u përmbys në një park./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button