PriFest publikon kategorinë garuese të filmave të shkurtër
Dhjetë filma nga nëntë shtete të ndryshme nga mbarë globi, me një diversitet të mrekullueshëm në stil, do të garojnë këtë vit në PriFest.
Disa nga këta filma kanë pasur shumë suksese në festivale të rëndësishme, disa nga ta nisin rrugëtimin e tyre në PriFest.
Të gjithë këta filma do të jenë premierë në Kosovë, ndërsa dy janë premiera Evropiane dhe një Regjonale.
Lista e plotë garuese e programit të filmave të shkurtë:
1. TITAN nga Valery Carnoy, Francë/Belgjikë, 18 min
Premierë Kosovare;
2. NORTH POLE nga Marija Apcevska, Maqedoni e Veriut/Serbi, 15 min
Premierë Kosovare;
3. TO VANCOUVER nga Artemis Anastasiadou, Greqi, 24 min
Premierë Kosovare;
4. SAFE nga Ian Barling, USA, 16 min
Premierë Kosovare;
5. HAIR TIE, EGG, HOMEWORK BOOKS nga Runxiao Luo, Kinë, 15 min
Premierë Kosovare;
6. RED DAY/DITË E KUQE nga Besim Ugzmajli, Kosovë, 15 min
Premierë Kosovare;
7. MOTHER/NANË nga Val Jashari, Kosovë, 20 min
Premierë Europiane;
8. VUJA DE nga Viktor Ivanov, Francë, 7 min
Premierë Europiane;
9. CEMILE nga Belkıs Bayrak, Turqi, 11 min
Premierë Regjionale;
10. THE TABLE OF GRAVE/SOFRA E VARRIT nga Mirak Zymberaj, Kosovë, 15 min
Premierë Kosovare.
Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha./21Media