​Pas daljes së pagave, Tahiri: Mbi 80 mijë profesionistë u fyen dhe mashtruan

Dalin pagat me koeficient të ri, reagon Tahiri: Mashtrimi vazhdon me paga!
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas ekzekutimit të pagave për punëtorët e sektorit publik.
Tahiri zyrtarët shtetërorë i ka quajtur “amatorë vendimmarrës”.

“Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga. Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën. Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

 

Back to top button