Pas dështimit të marrëveshjes, ​Lajçak fton kryenegociatorët për takim të ri

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur pajtim rreth marrëveshjes për targat dhe u ka bërë thirrje kryenegociatorëve të të dyja shteteve për një takim të ri për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale.
“Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak ka ftuar të dyja palët që përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha sot se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.  Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draf-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, tha Bislimi.
Bislimi tha po ashtu se u mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje, pasi marrëveshja e përkohshme për targat skadon sot./21Media

Back to top button