Pas Drake, futbollisti i famshëm i NFL shfaqet në stadium me shqiponjën dykrenare

Dashuria e yjeve të sportit dhe muzikës botërore për flamurin kuqezi nuk është më sekret.

Pas debutimit të reperit Drake me simbolet e flamurit shqiptar, një tjetër sportist ka bërë të njëjtën gjë.

Bëhet fjalë për futbollistin amerikan Joshua Keith Palmer, i cili u shfaq në stadium i veshur me fanellën e kuqe me shqiponjën dykrenare, transmeton rtv21.tv.

Palmer është një futbollist i suksesshëm i Los Angeles Chargers në NFL (National Football League) në SHBA.

Nuk dihet nëse Joshua Palmer ka bërë një “deklaratë mode” apo lidh diçka më shumë me Shqipërinë, si bashkatdhetari i tij kanadez Drake.

Palmer njihet për stilin e tij të veçantë në veshje./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joshua Palmer (@joshuapalmer.v)

Back to top button