Hasani: Draft statuti i Asociacionit – pushtet paralel në Kosovë

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha se përmbajtja e draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe devijon substancialisht nga vendimet e aktgjykimit të vitit 2015, edhe në aspektin procedural dhe atë material.

Profesor Hasani në një intervistë për emisionin Click të RTV 21, që transmetohet në ora 21:30, tha se në Kosovë me draft statutin aktual po krijohet një sistem paralel në Kosovë. Sipas tij kategoria e autonomisë që përdoret në dokument përcaktohet sipas fjalës vetëmenaxhim.

“Marrëveshja e vitit 2013 që ka qenë zotim ndërkombëtar që ka marr formë ligjore përmes ratifikimit në Kuvend dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues, që është detyrimi më I madh në nivel vendi. Kjo përmbajtje e draft statutit të sotëm diktohet nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i implementimit të Ohrit që ka futur dispozita kuadër dhe dispozita përmbajtësore referenciale kuadër sa i përket Rezolutës 1244. Në moment që atje është thënë pa paparagjykim të statusit e ke menjëherë Rezolutën 1244 të futur këtu. Edhe arbitrazhin”, tha Hasani.

Hasani tha se me pranimin e dokumentit “është pranuar të krijohet një strukturë autonome, juridike e cila vepron tërësisht jashtë sistemit kushtetues”

“Marrëdhëniet e kësaj strukture të pushtetit, ku njëra palë është qeverisëse dhe tjetra nënshtruese,  në raport me pushtetin qendror nuk janë marrëdhënie hirerakie. Ky është pushtet paralel që i kundërvihet plotësisht dhe vepron në kundërvënie të pushtetit qendror me të tilla kompentenca”, tha Hasani.

Duke folur për Rezolutën 1244 të futur në dokument Hasani tha se “Rezoluta 1244 shërben në hierarkinë e normave të statutit dhe jo Kushtetuta. Me aktgjykimin e vitit 2015 thuhet se çdo amandament i nënshtrohet procedurës së njëjtë dhe shkon në Gjykatë Kushtetuese. Statuti nuk e bën atë. Të gjitha amandamentet më nuk kanë nevoje të shkojnë dhe të merren me Gjykatë Kushtetuese” .

Në intervistën për Click të RTV21, Hasani tha se nuk ka pasur një ofertë për draftimin e një statute të cilin “do ta kishte bërë”. Ai foli për një ofertë ndërkombëtare në maj të vitit 2023, nga struktrat financuese ndërkomnbëtare dhe arsyet pse nuk ka pranuar të jetë pjesë e kësaj

Intervista e plotë e Enver Hasanit transmetohet sonte në ora 21.30 në emisionin Click të RTV21./21Media

Back to top button