Pas fitores spektakolare, Ambasada e Zvicrës falënderon Kosovën
Mbrëmë është zhvilluar ndeshja midis Zvicrës dhe Francës, ku Franca u diskualifikua pasi ndeshja përfundoi me rezultat 3:3, edhe pas 120 minutave lojë, duke vazhduar më pas me penalti, 5:4, ku Mbappe humbi penaltinë e 5-të, duke i mundësuar Zvicrës kualifikimin direkt për të vazhduar tutje.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë, është shprehur mirënjohëse ndaj shtetit të Kosovës për përkrahjen.
“Rezultati më i mirë ndonjëherë i Zvicrës në Kampionat Evropian, UEFA, ka shpërblyer Granit Xhakën duke e shpall “Lojtari ndeshjës”. Faleminderit Kosovë për mbështetjen”, thuhet ndër të tjera në postimin në Facebook.
Si Granit Xhaka, ashtu edhe Xherdan Shaqiri, bënë histori me paraqitje fantastike në këtë ndeshje, ndërkohë edhe Admir Mehmeti shënoi për Zvicrën mbrëmë, në minutat shtesë të ndeshjes.
Ndeshja e radhës e Zvicrës, është takimi me Spanjën./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?