Pas grevës së punëtorëve teknik, studentët pastrojnë hapësirat e UP-së, reagon kryesindikalisti

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka reaguar pasi studentë të UP- së janë shfaqur duke pastruar hapësirat e Universitetit. Kjo vjen pasi punëtorët teknik të UP-së janë në grevë.

Azemi ka thënë se pret nga studentët që përkrahin grevën e jo të thyejnë atë.

“Kur disa studentë mundohen ti zëvendësojnë grevistët e UP duke bërë pastrimin e disa korridoreve , ne i inkurajojmë që kte ta bëni deri në pafundësi po s’ju japin as ju ma shumë se 300 eu ,ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës , me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd me përjashtim të atyre që ju fusin në këtë lojë .”, ka shkruar Azemi në Facebook./21Media

Back to top button