Pas hyrjes së xhandarmërisë Serbe në Karaçevë, kërkohet që fshati të vihet në mbrojtje

 

Banorët dhe Përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale të fshatit Karaqevë e Poshtme po kërkojnë  nga shtetetet mike dhe organizat ndërkombëtare që të vihen në mbrojtje të fshatit  siç thonë ata “ për t’u dhënë fund aspiratave 20-vjeçare të Serbisë për ta shkëputur këtë pjesë të territorit të Kosovës dhe për t’ia bashkangjitur Serbisë”

Tutje ata kanë thënë, se ankesat dhe kundërshtimet e tyre të bëra vazhdimisht kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Ne banorët e dhe përfaqësuesit e kësaj ane vazhdimisht kemi kundërshtuar  pretendimet e Serbise dhe ju kemi informuar për hyrjet dhe provokimet e shpeshta të Xhandarmesirse Serbe në territorin e Kosovës brenda fshatit Karaçevë por deri tani siç dihet kemi hasur në vesh të shurdhur”, kanë shkruar banorët e fshatit Karaçevë në reagimin e tyre.

Ata kanë theksuar se territori dhe sovraniteti i Kosovës është i pa prekshëm.

Kërkesën e tyre  ata e kanë bërë për Brukselin zyrtar, NATO-në, SHBA-të, Bashkimin Evropian, Komndën e Kampit “Bonstill” në Kosovë, Përfaqësuesit Special të BE-së në Prishtinë, Grupin e KUINT-it si dhe për Ambasadorët e shteteve mike të akredituara në Kosovë. /21Media 

 

Back to top button