Osmani i përgjigjet Grenellit: Me Serbinë luftuam për liri

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në twitter i është kundërpërgjigjur emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, i cili në një postim të bërë sot i përmendi Osmanit ankesat e vazhdueshme të cilat ai i quajti “simbolikë”.

Ne nuk kemi luftuar me Serbinë për ‘fjalët, mbiemrat e simbolikat’, por kemi luftuar për lirinë, kemi luftuar kundër gjenocidit. Delegacioni i Kosovës nuk ishte transparent. Ata kanë thënë se do të marrin njohje reciproke. Duhet të marrin përgjegjësi për zotimet e tyre publike”, ka shkruar ajo në Twitter, teksa ka shtuar se pajtohet që “simbolika s’krijon vende pune” e duke thënë se “këtë s’mund ta bëjnë as politikanë të korruptuar në Kosovë që kanë udhëhequr me shtetin e e kanë shkatërruar ekonominë tonë në 20 vjetët e fundit”, ka shkruar Osmani në twitter. /21Media

 

Back to top button