Pas kërcënimit, deklarohet Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është kërcënuar dje nga një person. Pas konfirmimit nga Policia e Kosovës se ishte kërcënuar, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini përmes një postimi në Facebook ka treguar se çfarë ka ndodhur.
“Një qytetar ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdor fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin.Duhet të sqaroj për të gjithë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civil, duhet të veproj ligji”, ka shkruar Gjini në Facebook.
Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës ka treguar se personi i dyshuar është arrestuar./21Media
Back to top button