Pas Krasniqit e Haradinajt, Begaj takohet me të parin e Prizrenit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, është takuar me të parin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Kujtojmë që, gjatë ditës së sotme në kuadër të agjendës, Begaj është takuar edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërsa me drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është zhvilluar takimi.
Presidenti Begaj po qëndron në Kosovë nga dita e hënë dhe kjo është vizita e tij e parë zyrtare që prej marrjes së postit dy javë më parë.

Back to top button