Pas marrëveshjes për targat mbyllet qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se pas arritjes së marrëveshjes për targat midis Kosovës dhe Serbisë, tashmë është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.
Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviq ka thënë se targat ilegale ekzistuese “KM” të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim derisa ato të skadojnë.
“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” derisa të skadojnë”, ka shkruar Trajkoviq.

Kosova dhe Serbia arritën të mërkurën në mbrëmje një marrëveshje lidhur me çështjen e targave të makinave që përdoren nga qytetarët serbë në veriun e Kosovës, që kishte shtuar shqetësimet për nxitje tensionesh të reja./21Media 
Back to top button