Pas një heshtjeje të gjatë, Rexhepagiqi rikthehet me albumin ‘Dashni e vjetër’

Artisti idol i shumë gjeneratave është rikthyer me albumin e ri muzikor. Armend Rexhepagiqi, i cili për shumë vite ishte larguar nga skena muzikore, sot lansoi këngët e albumit “Dashni e vjetër”.

Fansat, për gjatë këtyre viteve, kanë kërkuar vazhdimisht një këngë të re nga ai – dhe këtë pritje Rexhepagiqi ua shpërbleu me shtatë këngë:
“Krejt Prishtinën për ditëlindje”, “Ma ke n’alë”, “So dashni”, “Dyfish ma pak”, “Boll m’ke dalë”, “Kutia e zezë” dhe “Dashni e vjetër”, shkruan portali rtv21.tv.

Në këtë projekt nuk mungoi dora e bashkëshortes së tij, Aida Baraku, e cila shkroi tekstet e këngëve. Edhe këtë herë, Baraku solli stilin e saj të veçantë në të shkruar.

Për muzikën u përkujdes vetë Rexhepagiqi, në bashkëpunim me Aida Barakun, ndërsa orkestrimin e realizoi Darko Dimitrov./21Media

 

Back to top button