Pas një mosmarrëveshje në gjellëtore, i shkon në shtëpi dhe e godet me thikë

 
Është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me një person në një gjellëtore më pas kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe në oborr të shtëpisë e kishte goditur me thikë në shpinë.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Durrësi” në Obiliq.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është në gjendje të rëndë shëndetësore.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button