Pas njoftimit të Grenell reagon Hoti: SHBA vendimtare në shtetndërtimin e Kosovës

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti reagoi pas njoftimit të të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen me 2 shtator në SHBA.

Hoti tha se SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka.” Shkroi kryeministri në Facebook.

Ky takim fillmisht ishte planifikuar të mbahet me 27 qershor , por u anulua për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Në anën tjetër më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./21Media

Back to top button