Pas përplasjes së djeshme Sami Kurteshi edhe sot në QNR

Pas përplasjes se djeshme me vëzhguesit e LDK-së dhe AAK-së rreth vlefshmërisë se një vote anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi edhe sot po qëndron në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Më i qetë se dje ai po e përcjell nga afër procesin e numërimit të votave, raporton RTV21. Përveç tij procesin po e përcjellin edhe anëtarë të tjerë të KQZ-së, Arianit Elshani dhe Ilir Gashi nga PDK. Gjatë ditës përfaqësues të KDI-së thanë për RTV21 se anëtarët e KQZ-së nga cilado parti politike kanë të drejtë të shkojnë në Qendrën e Numërimit për ta parë procesin nga afër por sipas tyre e çuditshme dhe absurde është ndërhyrja e tyre në proces dhe polemizmi me vëzhguesit e partive politike./RTV21/21Media