Pas prishjes se koalicionit me LDK-në në Vushtrri, reagon LVV

 

Koalicioni qeverisës mes Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri është prishur dje. Këtë e ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Ai ka thënë se ky koalicon është prishur për shkak se Vetëvendosje në Vushtri nuk ka votuar planin për Rimëkëmbje Ekonomike.  Xhaferi po ashtu ka bërë të ditur se nuk do të bëjnë koalicion me asnjë parti tjetër dhe se qeverisjen në këtë komunë LDK do ta vazhdojë e vetme.

Kurse sot kanë reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri. Ish  drejtori  i Drejtorisë së Ekonomisë në Vushtri, Miran Halili.

Ai në emër të LVV-së ka thënë se argumentet e Tahirit  për mosvotimin e Planit për Rimëkëmbjë Ekonomike  janë të paqëndrueshme.

“Argumentet e prezentuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëherëshëm, madje jo nga z. Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa.”, thuhet në reragimin e LVV.

Madje ky subjekt politik thotë se ka mbështerur unanimisht ndajren e mjeteve për këtë projekt .

Në seancën e djeshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një mbledhje të radhës, ku ‘Plani i Rimëkëmbjes’ do të plotësohej me projektet për të cilat Komuna ka paguar 140.000 €, dhe jo të vinte një material gjysmak, pa përmbajtje konkrete, ku “projektet” paraqiten me pak fjalë, pa asnjë detaj dhe vetëm si koncepte, kryesisht të marrura copy-paste, pa asnjë analizë profesionale. Kjo tendencë për të kaluar këtë plan me nguti dhe pa analizë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! – Qendra Vushtrri e bën tejet iniciativë të dyshimtë. Kësisoj ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetoi këtë çështje! Kërkesa jonë ishte parimore dhe e drejtë: parat e paguara nga buxheti komunal, të mos paguhen në projekte të cilat nuk përmbushin as minimumin e asaj për çfarë janë kontraktuar.”, thuhet në reagimin e LVV-së/21Media

Back to top button