Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, vjen edhe një dorëheqje

Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.
“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”, thuhet në njoftimin e Sherbimit Korrektues të Kosovës.
Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Lidhur me këtë rast mbrëmë ka dhënë dorëheqje edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti./21Media

Back to top button