Pas shtetrrethimit 35 orësh shpërthimet tronditin periferinë e Kievit

Me hyrjen në fuqi të një shtetrrethimi 35-orësh në Kiev, pati shpërthime të forta në skajin perëndimor të kryeqytetit.

Shpërthimet, të cilat po vazhdojnë, mund të dëgjoheshin në të gjithë këtë qytet, ndërsa kryeministrat nga Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia zhvilluan bisedime pas një udhëtimi me tren nëpër këtë zonë të rrezikshme lufte për të treguar atë që ata e quajtën mbështetje të qartë për Ukrainën.

Artileria ruse dhe avionët luftarakë vazhdojnë të godasin qytete dhe qyteza anembanë Ukrainës.

Në qytetin e rrethuar të Mariupolit, zyrtarët lokalë thonë se rreth 400 pacientë dhe mjekë po mbahen peng në një spital.

Rusia gjithashtu pretendon se ka marrë kontrollin e rajonit jugor të Khersonit.

Por sipas zyrtarëve perëndimorë, përparimi i përgjithshëm i Rusisë në terren, duke përfshirë rreth Kievit, thuhet se është ngecur./21Media

Back to top button