Çmimi i biletave, Durmishi: Kategoritë e ndjeshme kanë nevojë të mbrohen në situata jonormale

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi, sonte në RTV21 tha se vendimin për çmimin e biletave që e kanë marrë vlen për disa kategori shoqërore që janë të përcaktuara me ligjin për transportin rrugor.
Ai u shpreh se këto kategori janë të ndjeshme që duhet të mbrohen në situata jonormale, me ç’rast përmendi ngritjen e çmimeve, shkruan rtv21.tv

Ndër të tjera, ai tha se janë duke punuar si ministri që të ketë autobusë në linjën Prishtinë-Novobërdë.

Ndryshe, Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi, të premten ka njoftuar se kanë marrë vendim për caktimin e çmimores në transportin ndërurban të udhëtarëve me autobus për kategoritë e veçanta siç janë: fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët punës dhe pensionistët.
Ndërsa, dje Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka dorëzuar një kërkesë-padi kundër Ministrisë së Infrastrukturës rreth vendimit për përgjysmimin e çmimit të biletave për disa kategori./21Media

Back to top button