Pas takimit me Haradinajn, partitë jo shumicë vendosën

Partitë minoritare do ta mbështesin Haradinajn

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Danush Ademi dhe nga VAKAT Duda Balje pas takimit me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj kanë deklaruar se partitë e tyre do ta mbështesin kandidatin e PAN-it për kryeministër të Kosovës.

Ndërsa, këshilltari i kryetarit të AAK-së, Avni Arifi tha se seanca konstituive do të mbahet në fillim të javës së ardhshme, shkruan rtv21.tv.

Ndryshe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar sot takime me përfaqësuesit e komuniteteve joserbe./21Media

Back to top button