Pas takimit me Zaevin, Ahmeti konsultohet me bashkëpartiakët

Në takim ishte edhe Hazbi Lika

Tre orë pasi mbaroi takimin me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, kreu i BDI-së Ali Ahmeti e lëshoi selinë në Reçicë të Vogël duke biseduar në telefon dhe duke i injoruar gazetarët, shkruan tv21.tv

Ndërkaq përderisa zgjati takimi, brenda mësohet të ketë qenë Hazbi Lika. Edhe pse nuk deklaruan asgjë para kamerave, pas takimit me socialdemokratët BDI përmes një komunikate tha se po vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë dhe se qëllimet kryesore janë integrimi i vendit në BE dhe NATO.

Takime të nivelit në njëjtë pritet që të vazhdohen edhe ditëve në vijim. Përndryshe sot Zoran Zaev takoi kryetarin e LR-PDSH-së Ziadin Sela, e pas takimit me të, Zaev erdhi në Reçicë të Vogël nga ku filluan edhe bisedimet e para për ndarjen e ministrive dhe resurseve të tjera të kabinetit të ardhshëm qeveritarë./21Media

Back to top button