Pas valës së të nxehtit, paralajmërohen përmbytje në Angli

Në Angli parashikohen shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi, pas temperaturave të larta që kanë mbretëruar në vend kohët e fundit.
Met Office ka lëshuar dy paralajmërime për stuhi të martën dhe të mërkurën, me ndërprerje të mundshme të udhëtimit, të energjisë, pasi mund të ketë breshër dhe rrufe.
Të hënën kushtet sollën shi të dendur në jugperëndim duke shkaktuar përmbytje në Cornwall dhe Devon.
I gjithë shiu vjen pas një vale të zgjatur të nxehtit, ku i gjithë vendi pa temperatura të larta të cilat nuk ishin regjistruar më parë.
Sipas mediave atje, shiu i madh nuk ka gjasa të lehtësojë thatësirën sepse uji i shiut përpiqet të depërtojë në tokën e thatë, që do të thotë se do të rrjedhë nga sipërfaqja e dehidratuar dhe do të çojë në përmbytje në disa zona./21Media

Back to top button