Pas vendimit të Qeverisë për taksat, reagon Aleanca Kosovare e Biznesit

“Taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës është një vendim i guximshëm ndaj Serbisë”

Aleanca Kosovare e Biznesit, e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës deri në 100 për qind për prodhimet made in Serbia.

“Taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës është një vendim i guximshëm ndaj Serbisë, por edhe hakëmarrës i drejpërdrejt për bllokadat e vazhdueshme që Serbia po i bënë politikisht dhe ekonomiksht Kosovës edhe pse ekziston një marrëveshje në Bruksel që Serbia është pajtuar që Kosovën mos ta pengoj në rrugëtimin e vet në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare.”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Sipas kësaj aleance, taksa nënkupton thirrjen e ndërgjegjies tonë popullore për bojkot të prodhimeve të Serbisë.

“AKB-ja, mbështet këtë iniciativë dhe i bënë thirrje bizneseve importuese që të orientohen nga vendet mike të Kosovës për zëvendësim të këtyre produkteve, por edhe biznesit vendor prodhues që të rrisin kapacitetet e veta për të furnizuar konsumatorin pa e ndier mungesën e zëvendësimin e prodhimeve nga Serbia me ato Made in Kosova.”, shkruhet më tutje në komunikatë.

AKB- ja duke potencuar se me vite kanë kërkuar vënien e masave të tillave konsideron se qeveria është treguar e guximshme ndaj Serbisë dhe vlerësojnë si vendim të duhur dhe i cili e mbron identitetin e Kosovës.

“Vendimi i sotëm tenton ta gjunjëzon Serbin ekonomikisht, e cila e ka tregun në Kosovë në vlerë rreth gjysmë miliardë euro që ta respektoj Kosovën si partner drejt integrimeve. ‘, përfundon reagimi i AKB-së.

Produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë nga sot do të kenë taksë prej 100%. Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja./21Media

 

Back to top button