Pas zgjedhjes së Abdixhikut reagon Anton Quni

 

Anton Quni ishte njëri nga katër kandidatët për kryetar të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por, para fillimit të Kuvendit të kësaj partie Quni bëri të ditur se ka vendosur të tërhiqet nga kandidatura për kryetar.

Në mesin e tre kandidatëve që morën pjesë në garë për të parin e LDK-së, Abdixhiku mori më së shumti vota krahasuar me Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.

Quni në një postim në Facebook ka treguar arsyet që e shtyn atë të tërhiqet nga gara për garën e kreut të ri të partisë, pasi Isa Mustafa dha dorëheqje pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sot, nuk ishte e lehtë të merrja një vendim për t’u tërhequr nga gara, por përgjegjësia për t’i hapur rrugën frymës së re dhe ndryshimit pozitiv, që më së miri do t’i përfaqësonte Lumiri, mendova se ishte vendimi i duhur. Prandaj, të dashur mbështetës dhe anëtarë, jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij ndryshimi”, ka shkruar Quni.

Ai thotë se do ta përkrahë Abdixhikun në secilin moment, teksa shton se LDK-së do t’i rikthehet dinjiteti i humbur.

“Me ty Lumir, bashkë, këtë kauzë do ta jetësojmë, sepse literalisht, s’ka asnjë alternativë tjetër”, ka shkruar Quni ndër tjera në Facebook./21Media

Back to top button