Pas zhdukjes së mostrave të Deharit, Musliu kërkon dorëheqjen e Haxhiut

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit që bëri ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se janë zhdukur mostrat e Astrit Dehari nga laboratori i toksikologjisë.
Musliu ka kërkuar dorëheqjen e Haxhiut.
Musliu thotë se më nuk duhet të ketë justifikime për këtë rast, duke akuzuar ministren Haxhiu se kanë abuzuar me të që nga ardhja në pushtet.

“Haxhiu lej lojërat mos kukat, mos u viktimizo, por jep dorëheqje. Një popull e keni terrorizuar duke abuzuar me rastin e Astritit deri sa keni ardhë në pushtet. Nuk ka justifikime më. Nëse ke veç pak ndjeshmëri e pak moral jep dorëheqje!”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet pas deklarimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), konkretisht nga laboratori i toksikologjisë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj./21Media

Back to top button