“Pasagjeri i dyshuar” alarmon aeroportin, avioni kthehet mbrapsht i shoqëruar nga dy F -16

Kishte informacione nga CIA për praninë e një pasagjeri të dyshimtë

Një alarm u aktivizua mbrëmjen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos” për dy fluturime njëri drejt New Yorkut dhe tjetri drejt Dubait pasi kishte informacione nga CIA për praninë e një pasagjeri të dyshimtë me origjinë arabe.
Mediat greke shkruajnë se oficerë të policisë, përfshirë njësia e antiterrorizmit, si dhe të sigurisë së aeroportit u alarmuan.
Pas alarmit, fluturimi për në Dubai u bllokua për disa orë dhe avioni ashtu edhe pasagjerët e tij iu nënshtruan kontrolleve rigoroze të sigurisë.
Pas verifikimeve nuk u identifikua asgjë e dyshimtë.
Fluturimi EK209 për në New York u urdhërua të kthehej në Athinë për t’iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë pasi ai ishte larguar tashmë dhe po fluturonte mbi Itali kur erdhi alarmi.
Avioni – shpjegon faqja – u urdhërua të fluturonte ekskluzivisht mbi det dhe u shoqërua nga dy luftëtarë F-16 të Forcave Ajrore të Athinës.
Në momentin kur italianët raportuan praninë e një të dyshuari në bord avioni fluturonte mbi Sardenja.
Italia i ka sinjalizuar Francës alarmin se ka mbyllur hapësirën ajrore dhe kështu fluturimi i Emirates, pasi ka bërë disa xhiro në veri të Sardenjës, ktheu mbrapsht itinerarin. Për sa kohë qëndroi në hapësirën ajrore italiane, avioni u monitorua dhe pilotët të cilëve nuk iu kërkua ulja.

Back to top button