Gjetja e mbetjeve mortore në Prizren, Policia jep detaje

Rasti vazhdon të hetohe

Disa mbetje mortore janë gjetur në varrezat e qytetit të Prizrenit.
Rasti sipas ankuesit ka ndodhur dje derisa ka qenë duke hapur një varr.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore.
Policia ka njoftuar se është konsultuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button