Pasojat e çrregullimit të sistemit endokrin prej të porsalindurve e deri te gratë shtatzëna, flet doktori Elton Bahtiri

Nga çrregullimi i sistemit endokrin mund të preken te  porsalindurit e deri të moshat madhore. Kështu bëri të ditur endokrinologu, Elton Bahtiri në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21.
Ai shpjegoi edhe simptomat që tregojnë këtë problem shëndetësor.

Bahtiri po ashtu tregoi se ushqimet e shpejta, mungesa e aktivitetit fizik kontribuojnë në problemet me funksionimin e sistemit endokrin përcjell portali rtv21.tv

Ndërkohë çrregullimi i sistemi endokrin mund të ndikojë edhe në planifikimin e një shtatzënie, pohoi Bahtiri në “Për ditë të mbarë” .
Andaj endokrinologu sugjeroi se është e rëndësishme që të bëhen analizat për funksionimin e sistemit endokrin para se të planifikohet një shtatzëni.

Ai tha se niveli i tiroides për një shtatzëni të suksesshme duhet të jetë 2.5.

Endokrinologu, Elton Bahtiri po ashtu tregoi se nga çrregullimi i sistemit endokrin më shumë janë të prekura femrat se sa meshkujt./21Media

Back to top button