Burra, gra e fëmijë të gjithë dolën jashtë, me shpresën se lëkundjet prej 6.4 ballë do të shënonin vetëm dëme materiale e jo humbje jete në njerëz. Pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri autoritetet lajmëruan anulimin e mësimit në shkollat e të gjithë vendit.

U deshën ditë deri sa u nxorrën të gjithë nga rrënojat, dhe me pasojën e rëndë më 51 vktima. Nga ky tërmet shumë mbetën të lënduar ndërsa shumë banesa u shkatërruan krejtësisht dhe familje të tëra mbetën në qiell të hapur.

Një pjesë e familjeve në lagjen Zenelaj të Sharrës mbetën pa shtëpi. Frika dhe tronditja ndihen ende në sytë e fëmijëve.

“U trembëm shumë nga tërmeti”.

Tmerrin e asaj nate e tregojnë dhe të riturit teksa shohin se si është shembur investimin i jetës tyre.

“Na kanë rënë komplet. Unë jetoj me 5 fëmijë. Kemi qëndruar jashtë, nuk kemi mundësi tjetër. Jashtë është ftohtë, nuk kam  Jashtë është ftohtë, nuk kam çfarë të bëj do futemi prapë brenda”.

Disa nga shtëpitë e kësaj lagje u dëmtuan nga lekundjet e shtatorit dhe më pas ai i nëntorit.

“Është hera e dytë që e pësojmë këtë. Shteti të vijë dhe të sigurojë jetën e banorëve këtu”.

Shumë muaj më pas gjendja e tyre vijon të jetë e njëjtë. Disa po qëndrojnë në shtëpitë të dëmtuara duke rrezikuar jetën e tyre, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Nuk kam ku të rri. Tek vjehrra janë 7 pjesëtarë në familje”.

Ka nga ata që shtëpitë i kanë braktisur për tu shpërngulur tek të afërmit me shpresën se shteti do t’i ndihmojë.

Ndërsa disa jetojnë në çadra ku jetesa për to bëhët dhe më e vështirë me temperaturat e larta.

“Këtu është vapë. Tani shtrinë dyshekët dhe flinim këtu të katërt. Ishte vapë dhe nuk rrinim katër veta. I kemi nxjerrë dyshekët jashtë”.

Të gjithë kanë një thirrje…..

“U bëj thirrje deputetëve që të kthejnë dorë nga shtresa e varfër, mos u merrni me jetën e luksit se sot e keni e nesër jo. Çoni ndihma tek njerëzit që ju kanë ndodhur fatkeqësi”.

Problematikë për këtë zonë mbetet dhe mungesa e ujit, teksa një pjesë qëndron në çadër me përpjekjet për të mos u prekur nga pandemia e koronavirusit.

“Është e paparë fare situata. Unë kam jetuar dhe vijoj të rrij në çadër me fëmijët e vegjël.”. /oranews