Kaloni te përmbajtja kryesore

Pasuria e Përparim Ramës, 4 milionë euro veç piktura

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka deklaruar një koleksion me 400 piktura në vlerë 4 milionë euro.
Rama në Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se prejardhja e pikturave është trashegimi familjare nga viti 2004.
14 milionë e 552 mijë euro është vlera totale e banesave, tokave, rezidencave, një ville dhe objektit banesor që i ka në posedim ai.
Rama ka deklaruar se ka një veturë Tesla, vlera të cilit është 83 mijë euro si dhe BMW X5 me vlerë 7 mijë euro.
Ndërkaq 5,401,385 euro është borxhi që ka kryetari Rama. Nga këto, pesë janë kredi për blerje banese, dhe dy kredi të tjera janë për blerje objekti.
Te pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar tri banesa, dy rezidenca, një villë, një objekt biznesi, një shtëpi (1/2), dhe dy toka.
Përparim Rama ka deklaruar se në dy xhirollogari në Londër mban para. 24 mijë euro në një xhirollogari, dhe 7,500 euro në tjetrën.
10 mijë euro i ka deklaruar se i ka në bankën në Kosovë. Kurse 5 mijë euro i ka deklaruar se i ka gruaja e tij në një bankë në Londër.
Në të gjitha bizneset ku ai është drejtor, Rama ka paraqitur kërkesë për pezullim nga kjo pozitë, andaj thuhet se “menjëherë kur të përfundohen si proces do t’ia paraqesë AKK-së në deklarimin e radhës.
Pasurinë e deklaruar të kryetarit Rama mund ta gjeni duke klikuar KËTU./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button