Patriarku Porfirije kthehet prapa në Merdarë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka njoftuar në Twitter se Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KPS) Porfirie është kthyer nga vendkalimi në Merdare më 26 dhjetor, kur ka tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia.
“Me këtë dhuna e Kurtit ndaj popullit serb mori përmasa të papara”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës më herët ka bërë të ditur se Patriarkut Porfirie nuk i është ndaluar vizita në Kosovë, ka shkruar shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.
Është kërkuar që të dënohen ose të distancohen nga “veprimet e anëtarëve të kishës që ofrojnë mbështetje për grupet kriminale në veri të Kosovës, të cilët konsiderohen përgjegjës për barrikadat”, thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie.
Sqarohet se një kërkesë e tillë është dërguar pasi prifti Predrag Popoviq nga Kisha e Apostujve të Shenjtë Bartolomeu dhe Barnaba në Beograd ka thënë se të martën e javës së kaluar (20 dhjetor) ka kaluar ilegalisht kufirin me Kosovën për të qëndruar në barrikadat në Leposaviq.
SPC njoftoi më parë më 25 dhjetor se “autoritetet në Prishtinë e ndaluan Patriarkun Porfirie të vinte në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve”. Patriarku kërkoi të qëndrojë në Kosovë për tre ditë, nga 26 deri më 28 dhjetor.
“Patriarku Pofririe nuk heq dorë nga synimi i tij për të shërbyer në Patrikanën e Pejës dhe pret që ky vendim jashtëzakonisht diskriminues të shfuqizohet dhe të ndalet dhunimi i të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të të krishterëve ortodoksë”, thuhet në deklaratën e KPS./21Media

Back to top button