PDK dorëzoi Ligjin për Fondin Sovran në Kushtetuese

(Lajm i përditësuar)

Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Fondin Sovran.

Ferat Shala nga PDK tha se janë të bindur që ky ligj do të duhej të kthej dhe suprimohej sepse sipas tij kjo qeveri me ligje të tilla diskriminuese po orvatet të kap resurset dhe asetet.

“Jemi të bindur që do të duhej të kthehej ky ligj tashmë i miratuar në Kuvend dhe t’i kthehemi normalitetit ekonomik…Dështimet ekonomike që ka arritur në këto tri vjet në këto ndërmarrje po orvatet të vendosë një super-strukturë menaxhuese për të krijuar pabarazi dhe për të hap linja të reja të kontrollit mbi këto asete”, tha ai.


PDK dorëzon sot edhe një lëndë tjetër në Kushtetuese

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, sot do të dorëzojë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Dorëzimi do të bëhet nga ora 10:30.

Sipas njoftimit, pas dorëzimit të dokumentacionit, do të ketë edhe prononcim për media.

Back to top button