Protestat në Beograd, Hill: Legjitimiteti varet nga transparenca, të respektohet vullneti i popullit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar pas protestës së dhunshme të opozitës të dielën para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK) në Beograd.

“Në orët dhe ditët në vijim, liderët e Serbisë dhe qytetarët e saj duhet të kujtojnë: Legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe nga gatishmëria e të gjitha palëve, fituese apo humbëse, për të respektuar vullnetin e popullit të shprehur në kutinë e votimit”, shkroi ai në platformën X.

Ai po ashtu ka thwnw se dhuna dhe vandalizmi ndaj institucioneve shtetërore nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, derisa ka shtuar se “duke qenë se policia ruan rendin publik, ajo duhet të bëjë të pamundurën për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe të drejtat civile”.

“Kam besim të plotë se Serbia do t’i kalojë këto sfida me demokracinë e saj të forcuar. Të gjithë qytetarët e Serbisë kanë të drejtë të dëgjohen për të shprehur pikëpamjet e tyre politike në mënyrë paqësore dhe pa përdorur dhunë”, theksoi Hill.

 

 

Back to top button