Kaloni te përmbajtja kryesore

PDK-ja e themelon Këshillin Politik

Partia Demokratike e Kosovës ka themeluar Këshillin Politik.
Kjo u bë e ditur nga kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi.
“Sot, në 23 vjetorin e themelimit të partisë, me vendim të Kryesisë kemi themeluar Këshillin Politik, si organ këshillëdhënës i partisë”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, Këshilli do të ketë 31 anëtarë.
“Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi”, njoftoi Krasniqi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button