Putini thotë se sulmi i së hënës është përgjigje e sulmit në urën e Krimesë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se sulmet e së hënës janë si përgjigje e sulmit të Urës që lidh Rusinë me Krimenë, për të cilën ai fajëson Ukrainën.
Megjithatë, agjencia e inteligjencës e mbrojtjës së Ukrainës pohoi në një deklaratë të hënën se Moska kishte planifikuar që moti këtë sulm masiv.
Duke cituar inteligjencën ushtarake, agjencia tha se njësitë ushtarake ruse kanë marrë udhëzime nga Kremlini për të përgatitur sulme masive me raketa në infrastrukturën civile të Ukrainës më 2 dhe 3 tetor.
“Objektet e infrastrukturës civile dhe rrethet qendrore të qytetve me popullsi të dendur ukrainase u identifikuan si objektiva”, thotë deklarata.
Rusia lëshoi gjithsej 84 raketa kundër objektivave anembanë Ukrainës të hënën.
Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se pretendiemt e Moskës për sulmin në urën që lidh Rusinë me Krimenë janë “të pakuptimta”./21Media

Back to top button