PDK-ja falënderon Metën për kontributin dhe angazhimin e tij

Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në selinë e partisë në Prishtinë.
Krasniqi tha se është kënaqësi e veçantë që mirëpriti Metën, për të vlerësuar lartë kontributin e tij lidhur me unifikimin politikë dhe qytetarë për çështjet me ndikim për dy shtetet, që nga koha e luftës çlirimtare, e deri në ditët e sotme.
“Në përfundim të mandatit të tij, shpreh falënderimet e mia dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, për angazhimin e tij të vazhdueshëm për kultivimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Krasniqi.
Me ceremoni shtetërore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e priti sot në vizitë zyrtare presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta në fund të mandatit të tij si president./21Media

Back to top button