Kaloni te përmbajtja kryesore

PDK-ja propozon shfuqizimin e rivlerësimit për tatimin në pronë

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shfuqizimin e rivlerësimit për tatimin në pronë dhe ka njoftuar se të do të propozojë amandamentimin e ligjit aktual për tatimin në pronën e paluajtshme, raporton Ekonomia Online.
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa tha se veprimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për t’i shtrenjtuar faturat e tatimit në pronë shpërfaqë mungesën e konsideratës për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës si pasojë e krizës ekonomike.

PDK-ja kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të rivlerësimit mbi tatimin në pronë dhe aplikimin e faturave që kanë qenë në vitin 2022.
Ndërsa, deputeti Ferat Shala njoftoi se PDK-ja ka një propozim për amendamentimin e ligjit aktual për tatimin në pronën e paluajtshme, të cilin do ta dorëzoj sot në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti Shala tha se pas miratimit të këtij amendamenti, PDK propozon të hapet një debat për të rishikuar në detaje këtë ligj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button